Ajo është një ndër personazhet më të dashura të serialeve turke.
Leyla Tanlar u bë e njohur në trojet shqiptare në saje të rolit të Xhansus në serialin “Fate të Kryqëzuara”.
Por, jo vetëm tek ne ju intereson jeta private e aktores së bukur, pasi që hap pas hapi ndiqet edhe në shtetin turk.
Së fundi, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi, të cilat 19-vjeçaren e shfaqin në krah të një mashkulli.
E mediat turke raportojnë se pikërisht është ai që aktorja dashuron, megjithëse Leyla asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike.
Ndryshe, aktoren do ta shohim vitin e ardhshëm në projekte të reja filmike si dhe në seriale të ndryshme. /Telegrafi/