Ljubomir Mihajllovski-Xhango, kryetari i ri i Odës së Avokatëve të Maqedonisë (OAM), shprehet se angazhimi i tij i parë është që avokaturën dhe OAM-në ta mbajë sa më larg politikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se duhet të forcohet cilësia e avokaturës përmes krijimit të zgjidhjeve ligjore në interes të avokatëve dhe qytetarëve, si edhe në aspekt të pozitës së barabartë të avokatëve në procedura.
Xhango propozon që avokatët të përfshihen në përgatitjen e rregulloreve, pasi që mendimi i tyre është mjaft kyç për propozime dhe sugjerime, si mbrojtës të të drejtave të njeriut.
Njeriu i parë i OAM-së thotë se do të përqendrohen në arsimimin e vazhdueshëm të avokatëve, si edhe në bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar./Telegrafi/