Site icon Telegrafi

Xhamitë në Kosovë do të fillojnë të hapen gradualisht nga 18 maji

Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, duke mbyllur edhe xhamitë nëpër gjithë territorin e Kosovës.

Me lehtësimin e masave të marra kundër COVID-19, edhe BIK-u do të fillojë të hap xhamitë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, shkruan Telegrafi.

Kështu ka thënë për Telegrafin, kryeimami Sabri Bajgora.

“Ne si BIK ende nuk kemi marrë ndonjë vendim për hapjen e xhamive dhe çdo vendim që do ta marrim do të jetë në koordinim të plotë me MSH dhe IKSHP. Fundja, prioritet i BIK në radhë të parë është shëndeti i qytetarëve. Pastaj secili shtet i ka specifikat e veta, kështu që ne presim që kthimi në xhamia të bëhet në mënyrë graduale dhe të kujdesshme prej datës 18 maj”, tha Bajgora.

Lexo po ashtu Bizneset që do të hapen në fazën e parë, dytë dhe tretë

Xhamitë priten të hapen pra në fazën e dytë të lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata epidemiologjike. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version