Site icon Telegrafi

Xhamin e papastër të veturës, artisti kroat e ktheu në një vepër arti (Video)

Akritsti i talentuar kroat, xhamin e papastër të veturës, e ktheu në një vepër arti, duke rikrijuar një version të tablos Krijimi i Admamit, që është pikturuar nga Michelangelo Buonarroti.

Dino Tomic që jeton në Notodden të Norvegjisë, transformoi pjesën e pasme të Ford Mondeo, në afreskën e famshme, me brushë të hollë dhe duke fryrë pluhurin e panevojshëm, transmeton Telegrafi.

“Mundohem të bëj art me gjithçka, me të cilat njerëzit nuk i konsiderojnë të mundshme” ka thënë Tomic.

Për ta përfunduar kryeveprën e ngjashme me origjinalin që ndodhet në Kishën e Sistinës, atij iu nevojit një ditë e tërë.

Me ta admiruar punimin e tij, nga jashtë dhe brenda veturës, e lau me një kovë ujë, sikur mos të ketë qenë kurrë aty. /Telegrafi/

Exit mobile version