Site icon Telegrafi

Xhamia e Gjin Aleksit, perlë e arkitekturës dhe trashëgimisë shqiptare

Vijon puna në Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës islame në jug të Shqipërisë.

Xhamia e Gjin Aleksit është një perlë e arkitekturës, për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj – një dëshmi e vërtetë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve.

Ajo ndodhet në fshatin Rusan të Delvinës dhe është ndërtuar rreth viteve 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.

Objekti është monument kulture i kategorisë së parë. Është një nga objektet që përmban gërshetim kulturash që nga ajo vendase, në atë postbizantine, e deri otomane. Kjo xhami ka qenë e famshme për akustikën e saj të veçantë. /ata/

Exit mobile version