Pronari i paemëruar që kishte parkuar veturën në një rrugë në Ganzhou të Kinës, është befasuar kur ka gjetur xhamin e veturës të thyer nga një breshkë.
Forcat e rendit kanë filluar menjëherë hetimet, duke kontrolluar në çdo banesë pas katit të 15, nëse e kanë pasur këtë kafshë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Është gjetur se kjo breshkë ishte blerë vetëm një ditë më parë, derisa personi që e mbante atë në banesën që ndodhet në katin e 26-të, pretendon se i ka ikur.
“Nuk e kam ditur që mund të del nga kafazi dhe të futet poshtë rrethojave të ballkonit”, ka thënë pronari lidhur me rastin.
Mbetet të zbulohet nëse e kanë gjuajtur qëllimisht, apo vërtetë ka rënë vet. /Telegrafi/