Rama tha në një konferencë shtypi se për ndërtimin e xhamisë së re do të bisedohet në hollësi me përfaqësuesit e komunitetit mysliman.
Ai shprehu shpresën se bashkëpunimi i bashkisë me komunitetin mysliman do të sjellë ndërtimin e një xhamie të re në lartësinë e dëshirave të këtij komuniteti.
Me këtë rast, Rama uroi besimtarët dhe komunitetin mysliman për festën e Bajramit. /Telegrafi/