Nga këtu e tutje negociatat e mundshme për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian kalon nëpërmes demantimit të ndërtimit të rremë të shtetësisë maqedonase. Këtë e tha eurodeputeti dhe zv. kryetari i OBRM-së Angel Xhambaski para “BNT-së” mbi tensionet e ditëve të fundit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për temën e historisë.
Sipas Xhambaskit, data që Bullgaria mund ta pranojë si lindje e kombit maqedonas është vetëm një.
“Nuk ka dyshim për ne termi “kombi maqedonas” ka datën e lindjes, më 2 gusht 1944 në manastirin “Prohor Pçinski”. Që nga ajo kohë u vendos nga tradhtia kombëtare e disa udhëheqësve në Sofje pas vitit 1944″, tha ai.
Megjithatë, eurodeputeti vlerësoi deklaratën e presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski se Goce Dellçevi është deklaruar si bullgar./Telegrafi/