Eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski sot i ka reaguar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili dje i propozoi Qeverisë ndalimin e hyrjes në vendin tonë personave të padëshiruar.
“Maqedonia ishte dhe është bullgare! Maqedonia e Veriut është çështje tjetër. Merita këtu i takon Titos.
Me ndalimin e hyrjes në vend nuk do ta fshini të vërtetën”, ka shkruar në Facebook eurodeputeti Xhambaski./Telegrafi/