Site icon Telegrafi

Xhamat mund të mbyllen shumë shpejt, Tesla urdhëroi tërheqjen e më shumë se një milion makinave në SHBA

Tesla po tërheq afro 1.1 milion makina në SHBA sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt dhe t’u “shtypin” gishtat njerëzve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dokumentet e prodhuara nga rregullatorët amerikanë tregojnë se dritaret mund të mos reagojnë siç duhet pas zbulimit të një pengese.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada thotë se kjo është një shkelje e standardeve të sigurisë.

Dhe Tesla thotë se një përditësim i softuerit do ta rregullojë problemin.

Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike ka pasur përplasje të vazhdueshme me rregullatorët federalë të sigurisë.

Ky problem thuhet se ekziston në katër modelet e Tesla-s, veçanërisht sedanët Model 3 2017-22 dhe disa SUV të Model Y 2020-21 (automjete sportive), sedanët Model S dhe SUV-të Model X.

Tesla zbuloi problemin me dritaret automatike gjatë testimit të prodhimit në gusht ndërsa pronarët do të njoftohen me letër, nga 15 nëntori.

Dokumentet e kompanisë tregojnë se automjetet e prodhuara pas 13 shtatorit tashmë kanë softuerin e përditësuar të nevojshëm për të zgjidhur problemin.

Tesla tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë pretendimi garancie, përplasjeje, lëndimi ose vdekjeje në lidhje me tërheqjen. /Telegrafi/

Exit mobile version