Këngët shqipe kanë pushtuar qytetin francez.
Ndeshja e sotme e Kombëtares Shqiptare me Rumaninë, ka pushtuar rrugët e Lyonit me tifozë shqiptarë.
Janë tifozët shqiptar ata të cilët po kujdesen për atmosferën edhe pse ndeshje fillon në ora 21:00.
Shumë tifozët shqiptar janë mbledhur nëpër rrugët kryesore të qytetit, duke krijuar atmosferë fantastike, por edhe duke treguar kulturë të lartë.
Qyteti i Lyonit po ushton nga kënga shqipe “Xhamadani vija-vija”, dhe ne shpresojmë që këto këngë dhe kjo atmosferë të jenë frymëzim edhe për futbollistët, duke na nderuar në maksimum me një fitore. /Telegrafi/