Njihet si “Xhakuzi i vdekjes” – dhe është një nga vendet më të çuditshme në botë.
Studiuesit e zbuluan pellgun masiv me ujë të kripur nën Gjirin e e Meksikës në vitin 2014 duke përdorur një motor nënujor “robosub”.
Tani, ata janë rikthyer për të krijuar hartën e parë të zonës me rezolucion të lartë – dhe thonë se mund të jetë çelësi për të gjetur jetë në planetet e tjera.
“Në hetimet e fundit ne u fokusuam në një pellg më të madh me ujë të kripur i njohur si “Xhakuzi i vdekjes”, duke iu referuar temperaturës së ngrohtë (19 gradë celcius) dhe përmbajtjes së lartë të kripës – që mund të jetë fatale për makrofaunën e pafatë që bie mbi të” shkruajnë shkencëtarët në Oceangraphy.
“Ky pellg si krater, rrethor, u ngrit tre metra mbi tabanin rrethues detar, dhe uji po dilte nga njëra anë si një ujëvarë spektakolare. Ishte një nga gjërat më mahnitëse në thellësinë e detit,” tha Erik Cordes, Profesor biologjie në Universitetin Temple, i cili zbuloi vendin sëbashku me kolegët e tij, për Discovery News.
Skuadra studioi disa mostra të jetës mikrobiale që janë të përshtatura për të përballuar kripshmërinë e lartë dhe nivelet e ulëta të oksigjenit në pellgun me perimetër 30.5 metra.
Cordes beson se këto krijesa mund të jenë të ngjashme me gjallesa të planeteve të tjera në sistemin tonë solar, dhe përtej, transmeton oranews.
“Ka shumë njerëz që kërkojë habitate të tilla ekstreme në tokë si modele për atë që ne mund të zbulojmë kur të shkojmë në planete të tjera” u shpreh ai për Seeker.