Telegrafi

Xhaketë e cila ngroh me të vërtetë

Në muajin tetor të këtij viti do të paraqitet xhaketa e parë e kompanisë gjermane të modës s.Oliver, e cila në ditët e ftohta me ndihmë të ngrohësve të integruar, pronarëve të vet do t’u ofrojë ngrohtësi në mes 28 e 38 shkallë celsius.

Në ofertë do të jenë dy lloje, për femra dhe meshkuj.

Ngrohësit në formë të pllakës janë të qepur në pjesën e përparme të xhaketës nga ana e djathtë dhe e majtë dhe në pjesën e poshtme e të sipërme të shpinës. Në xhepin e brendshëm gjendet mekanizmi me të cilin me anë të shtypjes më gisht rregullohet temperatura.

Pos lartësisë së temperaturës, pronari mund të përcaktojë kohëzgjatjen e intervalit të ngrohjes, e cila sillet prej shtatë deri në 120 minuta.

Bateria në xhaketë zgjat për shfrytëzim maksimal prej dy deri në tri orë, derisa blerësit me xhaketë do të marrin edhe mbushësin për bateri.

Modeli i femrave do të kushtojë gati 300 euro, derisa ai për meshkuj do të duhej të kushtonte disa centë më pak.