Telegrafi

Xhaketat për një femër moderne

Nëse doni të krijoni një dukje të re dhe tendencë, një xhaketë me kuadrate do të shndërrohet në një element të veçantë dhe shumë tërheqës të veshjes se sezonit të vjeshtë-dimër.

Shumë lehtë kjo xhaketë mund të shoqërohet me pantallona të gjera të të njëjtit stil, apo me fund me pala dhe nën gju.

Për një look fantastik, mos harroni çizmet. Por gjithsesi duhet të mbani parasysh dhe kombinoni me shumë kujdes elementët bazë të veshjes së kësaj periudhe. /Telegrafi/