Telegrafi

Xhaketa për duhanpirësit në kafe

”T’i thuash klientit del jashtë dhe ndize cigaren është pak e pahijshme, por t’i ofrosh atij xhaketë për të bërë këtë është pak më miqësore”, ka thënë Gilles Berard, pronar i lokalit Chat Qui Peche në qender të Rennes.

Në bare, restorante dhe klube të natës nëpër Francë që nga 1 janari është ndaluar pirja e duhanit.

Berard ka blerë 30 xhaketa të trasha pa mëngë, në të cilat ka qepur emrin e lokalit të tij dhe kështu, ndalesën e pirjes së duhanit e ka shfrytëzuar për marketing të mençur.

Sipas ligjit të ri francez, duhanxhinjtë të cilët ndezin cigare në bare, do të paguajnë nga 68 deri në 450 euro gjobë, derisa për pronarët që lejojnë të shkelen rregullat e reja pason dënimi deri në 750 euro.