Damat e famshme kanë rrobën e preferuar, të inspiruar me trendët e sivjetmë të jorganëve dhe jastëkëve, edhe pse kjo xhaketë është pjesë funksionale e kombinimeve sportive tashmë me dekada
Varianti i zi i shkurtër është hit sezoni, xhaketa e mbushur me pendë, është e popullarizuar ndër damat, të cilat i veshin me atlete, xhinse dhe tuta sportive, transmeston Telegrafi.
Katie Holmes kombinon një krijim të zi me xhinse të rehatshme, të gjera dhe çizme lëkure.
Stilistja Victoria Beckham ka një model të ngjashëm, por ajo e vesh me çizme gome.
Emily Ratajkowski ka një veshje të preferuar sportive për shëtitje të qenit.
Bella Hadid vesh të xhaketë zezë, por në të njëjtën kohë i pëlqen të rifreskojë stilimin e saj të errët me një ngjyrë si e kuqja.
Gigi Hadid ka një formulë të ngjashme stili, të përmirësuar nga theksi koloristik.
Modelja Irina Shayk gjithashtu ka një model të preferuar sportiv, ndërsa për kontrast kujdeset tuta e bardhë.
Diane Kruger vesh xhaketën e saj të zezë me tutë të errët, për një shëtitje rastësore nëpër qytet. /Telegrafi/