Site icon Telegrafi

Xhaketa me logon e UÇK-së, Federata e Zvicrës: Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore – Federata serbe letër proteste pranë FIFA-s

(Foto: Screenshot/Twitter)

Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar lidhur me atë që ndodhi gjatë intervistës së Xherdan Shaqirit pas ndeshjes ndërmjet Helvetikëve dhe Irlandës së Veriut.

Një tifoz iu afrua mesfushorit shqiptar dhe ia hodhi një xhaketë krahëve, e cila kishte logon e UÇK-së, ndërsa meqë ishte në intervistë, lojtari e hoqi, por e mbajti në dorë.

“Është e papranueshme që njerëzit duan t’i keqpërdorin stadiumet e futbollit, kurse në këtë rast intervistën e lojtarit pas një ndeshjeje, për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk iu përgjigj”.

Lexo po ashtu Tifozi shqiptar ia dhuron Xherdan Shaqirit xhaketën me logon e UÇK-së gjatë intervistës pas ndeshjes

“Personi fajtor është marrë në pyetje nga policia dhe është ngarkuar me ndalesë për hyrje në stadium”, thuhet në një publikim në faqen e Federatës zvicerane në Twitter.

Ndërkohë, nuk ka munguar reagimi i Federatës serbe të futbollit lidhur me Shaqirin, por edhe me transparentin “Kosova është Shqipëri” dhe flamurin kombëtar shqiptar në ndeshjen ndërmjet Suedisë dhe Kosovës.

Lexo po ashtu “Kosova është Shqipëri” dhe flamuri gjigant kombëtar, tifozët e Kosovës dhuruan spektakël në ‘Friends Arena’

Sekretari i përgjithshëm i asaj federate ka thënë se do të dërgojnë letër proteste pranë FIFA-s duke kërkuar sanksione ndaj Shaqirit dhe ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version