Rihanna dhe reperi i njohur, 2 Chainz preferojnë veshjet e njëjta.
Më parë ata kanë bashkëpunuar në projekte muzikore dhe tash po kanë shijen e njëjtë edhe në veshje.
Bukuroshja nga Barbados është shfaqur tejet seksi në fustan të zi dhe xhaketë të Guccit.
Njëjtë është shfaqur edhe reperi 2 Chainz dhe një palë syze Cartier.
Nuk dihet nëse dy yjet kanë bashkëpunuar dhe janë koordinuar, por këngëtarët duken interesant me veshjen në fjalë.
Rihanna së fundmi u shpall artistja më e dëgjuar e vitit, pa lansuar fare album.
Ajo pritet të publikojë albumin e ri në vitin 2018. /Telegrafi/