Arsenali e ka filluar sezonin e ri 2019/20 në Ligën Premier me fitore, pasi e ka mposhtur në udhëtim Newcastle Unitedin me rezultat minimal 0-1.
Pjesa e parë fillojë mjaftë furishëm, por pa gola, derisa Miguel Almiron u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 18-të, e që nga kartonët nuk shpëtuan as Reiss Nelson (25′) dhe Henkrikh Mkhitaryan (37′).
Pjesa e dytë i takoi skuadrës londineze që për kapiten e kishte mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.
Pierre-Emerick Aubameyang e hapi llogarinë për Gunner në minutën e 58-të, pas asistimit që pranoi nga Maitland-Niles, e që në fund rezultoi të jetë goli i vetëm.
Te Arsenali në këtë përballje kanë debutuar edhe tri transferimet e reja si, Dani Ceballos, që e zëvendësoi Joseph Willockin (64′), Nicolas Pepe, që hyri në vend të Reiss Nelson (71′) dhe Martinelli (84′).
Topçinjtë me këtë fitore u bashkohen edhe skuadrave si, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham Hotspur, që po ashtu kanë fituar përballjet e para. /Telegrafi/