Telegrafi

“Xhakarta” pozon me fustan të shkurtër dhe bluzë transparente që i ekspozon reçipetat (Foto)

Ajo është një ndër aktoret më të bukura të serialit të njohur shqiptar “O sa mirë”. 

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arta Elelzajn, e cila ka rrëmbyer zemrën e publikut shqiptar.

Bukuroshja është me profesion juriste ndërsa ka punuar edhe si modele për disa agjenci kosovare.

“Xhakarta” është emri i klinases në serial, e cila do të luan rolin e mbesës së “Hakiut”.

Së fundi, kaçurrelja ka publikuar një fotografi tejet joshëse në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Kaçurrelja e serialit "O sa mirë" me poza provokuese në "Duplex" (Foto)

Ajo shihet të ketë veshur një fustan të shkurtër të zi dhe bluzë transparente ku i shihen reçipeta e zeza.

Ndryshe, Elezajn do ta shohim edhe në episode të reja të serialit gjatë këtij sezoni të ri. /Telegrafi/