Telegrafi

Xhaka i Zvicrës: Do ta mposhtim Shqipërinë

Granit Xhaka ka thënë se për bindjen e tij, Zvicra do të jetë fituese e përballjes së sotme me Shqipërinë.

Në një intervistë për albinfo.ch ai ka folur gjerë e gjatë për pozitën e tij tek përfaqësuesja, raportet me Shqipërinë dhe përballjen e rrallë me vëllain, Taulantin.

Ai ka deklaruar se nëse i jepet rasti, do të shënojë kundër Shqipërisë, ndërsa sa i përket rezultatit, ka dhënë prognozën.

“Unë them se Zvicra do të fitojë 2:0”.