Site icon Telegrafi

Xhaka zbulon dedikimin e pabesueshëm të “këpucëve më të bukura në botë” (Foto)

Granit Xhaka ka shuar kureshtjen e tifozëve rreth atleteve.

Ai ka bërë të ditur që ato ia ka kushtuar të fejuarës.

Kështu së paku ka bërë të ditur përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook, Xhaka.

“Të kurorëzuar me një diamant G, shkronja L përfaqëson dashurinë që kam për të fejuarën time. Ngjyra rozë simbolizon tërë familjen time”.

“Atyre ua kam borxh gjithçka. Bob 92 është miku im më i mirë dhe e kam si familje. Agoni është kushëriri im, i cili me mbështet sa herë që mundet, ai është modeli që unë ndjek”, shkruan Xhaka në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version