Site icon Telegrafi

Xhaka tregon formulën e suksesit të Arsenalit në Ligën Premier

Granit Xhaka e ka përshkruar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta si shumë të veçantë dhe beson se spanjolli ka dëshmuar se kritikët e kanë gabim pasi u supozua se do të shkarkohej pas një fillimi katastrofal të sezonit të kaluar.

Skuadra londineze humbi tri ndeshjet e para, pasi u mund nga Brentford, Chelsea dhe Manchester City. Ata pranuan nëntë herë gjatë procesit dhe puna e strategut ishte vendosur në fyshime pasi ai gjithashtu nuk arriti të kualifikohej për në Evropë në sezonin 2020/21.

Sidoqoftë, Topçinjtë arritën të mposhtin Norwichin në ndeshjen e katërt të sezonit dhe vazhduan një ecuri të mirë, e cila përfshinte gjashtë fitore dhe dy barazime në tetë ndeshje. Skuadra e Artetës arriti të futej me forcë në top katërshe, por më vonë dështoi ta mbante atë pozicion dhe aty përfundoi Tottenhami.

Lexo po ashtu Granit Xhaka shpallet futbollisti zviceran i vitit 2022

“Sezonin e kaluar, ne humbëm tri ndeshjet e para”, deklaroi Xhaka për 20min. “Disa njerëz ishin tashmë në fund të durimit të tyre. Por, tani e shihni se çfarë mund të ndodhë kur i jepni kohë një trajneri. Në fund të fundit, kjo është aventura e tij e parë si trajner. Ai është shumë i veçantë”.

“Kam pasur shumë trajnerë në karrierën time, por kurrë një si Arteta. Ai duket sikur është i fokusuar vetëm në futboll – 24 orë në ditë. Ai gjithmonë ka një plan A, B – dhe ndoshta edhe një plan Z. Por, ai nuk është vetëm në krye taktikisht, por ai është gjithashtu i lartë si person”.

Arsenali është aktualisht lider në ligë me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Telegrafi/

Exit mobile version