Remo kush? Pyesnin tifozët zviceranë në verë e vitit 2016, derisa dhjetë muaj më vonë ai ka kaloi në Atalanta për 1.5 milion franga zvicerane.
Remo Freuler ndihmoi skuadrën e Atalantas drejt suksesit historik derisa vlera e tij është 5.8 milionë franga, shkruan ‘Blick’.
Por, cilët janë dhjetë futbollistët më të shtrenjtë të Zvicrës? Në këtë listë janë dhjetë futbollistë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Duke shikuar vlerën e tyre sipas “Transfermarkt.ch”, në vendin e parë është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i vlefshëm 38 milionë franga zvicerane, kurse në vendin e katërt është Xherdan Shaqiri, i cili kushton 16 milionë.
Xhaka kaloi nga Borussia Moenchengladbach në Arsenal për rreth 45 milionë euro, kurse Shaqiri nga Interi në Stoke për 17 milionë euro.
Në vendin e dytë është Breel Emoboli i Schalkes me 21 milionë, ndërsa Ricardo Rodriguez i treti me 18 milionë. Në këtë listë mungon Valon Behrami.
Top-10
1.Granit Xhaka: 38 milionë
2.Breel Embolo: 21 milionë
3.Ricardo Rodriguez: 18 milionë
4.Xherdan Shaqiri: 16 milionë
5.Yann Sommer: 9,6 milionë
6.Roman Brki: 8 milionë
7.Silvan Widmer: 8 milionë
8.Nico Elvedi: 7,5 milionë
9.Remo Freuler: 5,8 milionë
10.Eren Derdiyok: 5,8 milionë