Site icon Telegrafi

Xhaka: Nuk kemi frikë nga Brazili

Granit Xhaka në grumbullim me kombëtare, Foto: Blick

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, u shpreh optimist pas fitores ndaj Japonisë.

Zvicra ka mposhtur Japoninë në Lugano para shtatë mijë tifozëve në atë që ishte një test i mirë për kombëtaren ku luajnë katër shqiptarë.

“Jam i gëzuar që kemi gjetur ritmin dhe kemi arritur të shënojmë një fitore, pas një paraqitje tjetër të mirë ndaj Spanjës”.

“Ne e dimë se çfarë lojtarë ka Brazili, por ne nuk kemi frikë prej tyre. Është një sfidë e madhe që na pret në Botëror. Ne do të luftojmë shumë dhe sa është e vështirë sfida, duam të nxjerrim po aq të mira prej saj”, u shpreh Xhaka.

Zvica do të përballet me Brazilin në fazën grupore të Botërorit, Rusia 2018.

Kombëtarja helvete ka barazuar edhe me Spanjën në miqësore, që ishte një rezultat pozitiv që tregoi forcën e ekipit kombëtar zviceran për këtë Kampionat Botëror.

Kampionati Botëror fillon pas pesë ditësh, më 14 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version