Kështu thotë edhe drejtori sportiv i Ferronikelit, Arton Berisha. “Ende nuk e kemi të konfirmuar tamam, por një njeri na ka telefonuar dhe na ka treguar se rreth orë 13:00 – 13:30 do të vijë Granit Xhaka për të na dorëzuar disa fanella dhe topa. Nëse kjo ndodh ne do të i jemi mirënjohës atij”, deklaroi Berisha për Arenën.
Ferronikeli po lufton për mbijetesë në Raiffeisen Superligë. Xhaka më 16 maj pritet të jetë para tifozëve në Sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, ku do të shpërndajë autografe. /Arena/Telegrafi/