Ekipi i drejtuar nga Granit Xhaka, Borussia Monchengladbach është mposhtur si mysafir nga Schalke me rezultat 2 me 1, duke humbur pozitën e katërt në tabelë.
Mbrojtësi Hinteregger në minutën e 59-të realizoi autogol për t’ia dhënë epërsinë Schalkes.
Christiansen në minutën e 79-të barazoi rezultatin, por Goretzka katër minuta më vonë realizoi golin e fitores për Schalken.
Gladbachu me këtë humbje bie në pozitën e pestë me 42 pikë, dy më pak se Schalke që tani kalon në pozitën e katërt.