Arsenal ka mposhtur Stoke Cityn me rezultat 3-1.
Skuadra e Arsene Wenger ka shënuar edhe një fitore në Ligën Premier, duke fituar marrë përkohësisht edhe kreun me 34 pikë, po aq sa edhe Chelsea.
Pjesa e parë e takimit i takoi ‘Topçinjve’, por përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, me dy skuadrat që shënuan nga një gol, teksa në minutën e 25-të u lëndua mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili u detyrua ta lë lojën në minutën e 25-të.
Megjithatë, goli i parë erdhi nga mysafirët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 29-të me anë të Charlie Adam, i cili shënoi nga penalltia, që u shkaktua nga Granit Xhaka.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 42-të nga Theo Walcott, i cili u shërbye mirë nga Hector Bellerin dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.
Ndërsa, pjesa e dytë e takimit i takoi në përgjithësi skuadrës së Wenger që gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë tjera.
Së pari erdhi goli i epërsisë nga Mesut Ozil, i cili shënoi në minutën e 50-të pas asistimit të Oxlade Chamberlain, ndërsa goli i tretë dhe i fitores erdhi nga i riu Alex Iwobi, që shënoi nga afërsia në minutën e 75-të.
Deri në fund të takimit, skuadrat patën edhe disa gjysmë raste, por pa arritur të shënojnë edhe ndonjë gol dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të Arsenalit.
Pas kësaj fitore, Arsenali gjendet në vendin e parë me 34 pikë dhe javën tjetër udhëton te Everton, ndërsa Stocke City në vendin e 10-të me 19 pikë dhe e pret Southamptonin në shtëpi./Telegrafi/
https://twitter.com/FlavsNB/status/807608381762662400
https://twitter.com/JBHTD/status/807612019461554176
https://twitter.com/JBHTD/status/807618410884407298
https://twitter.com/WengerTactic/status/807625038958592000