Telegrafi

Xhaka kërkon tre pikë kundër Frankfurtit (Foto)

Granit Xhaka po përgatit para sfidës së radhës në Bundesliga.

Borussia Moenchengladbach dhe Eintracht Frankfurt do të takohen gjatë ditës së shtune me fillim në ora 15:30 në kuadër të xhiros së 25-të të ligës elitare gjermane.

“Ushtrime para ndeshjes së ardhshme. Le ti marrim tre pikë nesër kundër Frankfurit”, ka shkruar në Instagram, Xhaka.

Gladbachu aktualisht gjendet në pozitën gjashtë të renditjes së Bundesligas me 39 pikë, përkatësisht është dy pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.

Vlen të theksohet se skuadra e Frankfurtit do të udhëhiqet prej trajnerit të ri, Niko Kovac, pas shkarkimit të Armin Veh. /Telegrafi/