Granit Xhaka po flet si kapiten i skuadrës së tij Borussia Moenchegladbach.
Xaka dhe Gladbachu do të kenë një takim të vështirë, pasi do të ndeshen si mysafirë të Wolfsburgut.
Kështu ky është një mini derbi në Bundesliga para atij mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.
Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka thënë se skuadra e tij dëshiron fitore në këtë përballje.
“Ne udhëtojmë për të fituar këtë takim. Nuk do të jetë e lehtë por ne jemi të vendosur për këtë”.
“Fitorja jonë do të ishte e mirëseardhur pasi rivali ynë Wolfsburgu do të mbetej edhe më mbrapa”, deklaroi Xhaka. /Telegrafi/