Telegrafi

Xhaka kërkohet nga United dhe Lazio

Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere dello Sport’, Lazio po mendon seriozisht të bëjë një ofertë për kartonin e Xhakës, ose ta marrë atë në formë huazimi deri në fund të stinorit, me mundësi blerje.

Pas kësaj përpjekje qëndron drejtori sportiv i skuadrës italiane, Igli Tare, që pëlqen stilin e lojës së Xhakës. Nga ana tjetër, vëzhguesit e Manchester United janë duke qëndruar në gatishmëri për ta bërë për vete talentin kosovar, nëse ai vendos për largim nga Monchengladbach.

United e kishte kërkuar Xhakën edhe vitin e kaluar, para se ai të vendoste për Borussian. Ishte paraqitja fantastike e tij për Baselin, që kontribuoi në eliminimin e Manchester Unitedit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, ajo që tërhoqi vëmendjen e klubit anglez./Telegrafi/