Zvicra barazoi në ndeshjen e fundit të grupit E të kampionatit botërorë.
Zviceranët nuk arritën të triumfojnë kundër Kosta Rikës, të cilët rrëmbyen një pikë pas në saje të rezultatit 2-2.
Por, kjo i solli edhe kualifikimin kombëtares helvetike për në 1/16 e finales së Kupës së Botës që po zhvillohet në shtetin rus.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka pohuar se skuadra zvicerane është e gatshme që të vazhdoj ëndrrën e Botërorit.
“16 të fundit! Raundi i ardhshëm ne po vijmë! Jemi gati për të punuar akoma për të vazhduar ëndrrën”, ka shkruar Xhaka ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.
Theksojmë se futbollisti i Arsenalit ishte golashënues në fitoren me rezultat 2-1 kundër Serbisë.
Ndryshe, në fazën e pas grupeve Zvicra do të takohet me kombëtaren e Suedisë. /Telegrafi/