Site icon Telegrafi

Xhaka ‘injoron’ shkrimet për Arsenalin, fokusohet te kombëtarja

Granit Xhaka si duket i ‘ka mbyll’ sytë rreth shkrimeve të fundit për kalimin në Arsenal. 

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane, Xhaka është i fokusuar krejtësisht për ndeshjen e ardhshme të Zvicrës.

Zvicra do të takohet të premten me fillim në ora 20:45 kundër Irlandës në një takim miqësor, transmeton Telegrafi.

“Krejtësisht i fokusuar në ndeshjen tonë testuese të premten kundër Irlandës”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ndryshe, mediat botërore tash e sa kohë shkruajnë për kalimin e 23-vjeçarit te Arsenali dhe nisjen e negociatave mes agjentit tij dhe trajnerit, Arsene Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version