Site icon Telegrafi

Xhaka i gëzohet triumfit në ndeshjen e parë zyrtare si kapiten

Granit Xhaka (Foto: Getty Images)

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Islandës kishte një rëndësi të veçantë për Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar e nisi sfidën duke e bartur shiritin e kapitenit të përfaqësueses Helvetike.

Dhe me 25-vjeçarin në krye të skuadrës, Zvicra regjistroi fitore të thellë prej 6-0.

“Ndeshja ime e parë zyrtare si kapiten dhe fitore prej 6-0! Shumë urime për gjithë skuadrën”, ka shkruar Xhaka në një postim në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet për Granit Xhakën

Theksojmë se përballja ndaj Islandës ishte një sfidë e fituar nga futbollistët shqiptarë.

Xherdan Shaqiri, pos që e shënoi një gol nga gjuajtja e lirë, ishte i përfshirë në shumicën e golave.

Ndërkaq, dy lojtarët tjerë të inkuadruar nga banka rezervë, Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi, po ashtu u regjistruan në listën e golashënuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version