Taulant Xhaka ka pohuar se nesër do të jetë një ndeshje e madhe me Sevillan.
Mesfushori i shqiptar i Baselit, Xhaka do të takohet me skuadrën spanjolle në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Evropës.
“Nesër është ndeshje e madhe kundër Sevillas”, ka shkruar në Instagram, Xhaka duke bërë të ditur se është i gatshëm të ballafaqohet me spanjollët.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar pa gola, ndërsa ndeshja e kthimit luhet nesër në stadiumin Sanchez Pijuan me fillim në ora 21:05. /Telegrafi/