Janë ndarë çmimet “Swiss Football Awards” ku futbollistët shqiptar janë nderuar.
Futbollisti më i mirë i zgjedhur nga Zvicra është mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka.
Në sezonin e fundit të tij, ai fitoi dy trofe me Arsenalin dhe siguroi vend në ekipin e parë të klubit londinez.
Në mbrëmjen e së hënës ka fituar çmim edhe ylli tjetër shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Ai fitoi për golin më të bukur, për ndeshjen ndaj Bjellorusisë.