Site icon Telegrafi

Xhaka flet për herë të parë pas humbjes së penalltisë

Granit Xhaka ka shprehur keqardhje për humbjen e penalltisë, e cila i kushtoi Zvicrës me eliminim nga “Euro 2016”.

“Ne të gjithë, e posaçërisht unë, jemi të dëshpëruar pas këtij dueli. Ne ishim më të mirë, sidomos në pjesën e dytë dhe e merituam të fitonim”, shkroi Xhaka pas ndeshjes në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Kurse, edhe më tepër më pikëllon penalltia e humbur. Më vjen keq për bashkëlojtarët, tifozët, dhe të gjithë Zvicrën. Kushdo që më njeh e di se gjithmonë jap maksimumin, që të kthehem edhe më i fortë. I juaji, Granit”, theksoi ai.

Kujtojmë se Zvicra u mposht 4:3 pas penalltive prej Polonisë, ku paraprakisht takimi edhe pas vazhdimeve përfundoi 1:1. /Telegrafi/

Exit mobile version