Site icon Telegrafi

Xhaka flet dhe sqaron gjithçka: Lëndimi nuk ishte aq i keq, do ta bëjmë këtë verë të veçantë

during the UEFA EURO 2016 Group A match between Switzerland and France at Stade Pierre-Mauroy on June 19, 2016 in Lille, France.

Në Zvicër për një moment të gjithë kishin frikë se mesfushori i tyre më i mirë Granit Xhaka do ta humbas botërorin.

Ylli nga Kosova pësoi një lëndim gjatë një dueli me Valon Behramin.

Por të gjithë e kritikuan trajnerin Vladimir Petkovic që lejoi stërvitjen në një terren të rënduar pas reshjeve të mëdha.

Pas kontrolleve mjekësore u vërtetua se lëndimi i Xhakës nuk është serioz dhe se prishtinasi do të jetë në botëror.

Xhaka duke u larguar nga stërvitja (Photo: TOTO MARTI)

Ka qenë vetë Granit Xhaka që ka falënderuar të gjithë për mesazhet e dërguara në adresë të tij.

“Faleminderit njerëz për të gjitha mesazhet e dërguara. Lëndimi nuk ishte aq serioz siç u raportua”.

Xhaka ka shkruar se vazhdojnë përgatitjet me ekipin Kombëtar për ta bërë verën e veçantë.

“Ne vazhdojmë përgatitjet për ta bërë këtë verë të veçantë për gjithë ju”, ka shkruar Xhaka.

Zvicra në Kampionatin Botëror është në grup me Brazilin, Kosta Rikën dhe serbinë. /Telegrafi/

Exit mobile version