Site icon Telegrafi

Xhaka ëndërron Bundesligan

Hamburgu dhe Borussia Monchengladbach tashmë e kanë konfirmuar interesimin për lojtarin shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, ndërsa vet Xhaka thotë se do t’i pëlqente kalimi në Kampionatin gjerman.

“Të luaj në Bundesliga, do të ishte një ëndërr”, ka thënë mesfushori.

Nga dy klubet e përmendura, Monchengladbachu e ka pozitën më të mirë për ta blerë 19-vjeçarin për shkak të formës në ligë dhe për shkak të parave që do të fitojë pas shitjes së Marco Reusit te Borussia Dortmundi. /Telegrafi/

Exit mobile version