Të udhëhequr nga Granit Xhaka, Arsenali ka arritur fitore të lehtë me rezultat 3-0 ndaj Bate Borisovit.
Arsenali kishte pësuar humbje minimale 1-0 në ndeshjen e parë dhe që nga fillimi i ndeshjes kthyese filloi të sulmonte.
Skuadra londineze e gjeti golin e epërsisë vetëm katër minuta pas fillimit të takimit.
Pierre Emerick Aubameyang harkoi bukur në zonë ndërsa qendërmbrojtësi mysafir Volkov në tentim për ta larguar topin e dërgoi atë në portën e tij për t’i dhënë epërsinë Arsenalit 1-0.
Topçinjtë vazhduan sulmet e pareshtura në drejtim të portës mysafire, derisa golin e dytë e gjetën në minutën e 39-të.
When you've just scored your first European goal for The Arsenal 😆
🏆 #UEL pic.twitter.com/zwC3KhHxH3
— Arsenal (@Arsenal) February 21, 2019
Granit Xhaka asistoi për mrekulli nga këndi për Shkodran Mustafin që realizoi me kokë për 2-0.
Me epërsinë prej dy golave për vendasit, skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.
Arsenali vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë duke sulmuar vazhdimisht.
E pasi kaluan një orë lojë, skuadra e Unay Emery realizoi edhe golin e tretë në ndeshje.
Granit Xhaka asistoi përsëri nga këndi ndërsa Sokratis shënoi për 3-0.
Londinezët deri në fund të ndeshjes patën edhe disa raste të tjera por që rezultati mbeti ai i minutës së 60-të.
Kësisoj Arsenali e përmbysë pa problem Bate Borisovin dhe kalon në 1/8 e finales në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zLTXSdtG8eA
https://twitter.com/Condre3k/status/1098658223823802368
https://www.youtube.com/watch?v=T93SJLl-5ns