Site icon Telegrafi

Xhaka e mbyll sezonin me Baselin?

Taulant Xhaka nuk ka pasur fat në ndeshjen me Zurichun.

Mesfushori shqiptar ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Basel në fitoren 3-0.

Por në minutat e fundit të ndeshjes ai ka pësuar një lëndim të rëndë.

Xhaka ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë dhe u detyrua të largohej nga fusha.

Sipas medieve zvicerane, sezoni për mesfushorin shqiptar ka përfunduar.

Edhe pas kontrolleve mjekësore është vërejtur se Xhaka ka lënduar ndjeshëm ligamentin e gjurit të djathtë.

Ka qenë edhe klubi kampion i Zvicrës, Basel që në një postim në faqe i ka uruar shërim të shpejtë yllit të tyre.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje me Baselin ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version