Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) nga formimi i saj në vitin e kaluar, nuk arriti që plotësisht ta vendosë sistemin për mbrojtje dhe shpërtim, vuri në dukje Drejtori i DMSH-së, Adnan Xhaferoski, në takim me gazetarët në të cilën informoi për gjendjen e drejtorisë, në të cilën deklaroi një borxh të trashëguar prej 70 milionë denarësh (rreth 1 milionë euro), shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sistemi i parealizuar për mbrojtje, sipas atij, ka ndodhur për shkak të politikave të pamatura kadrovike, veçanërisht në pjesën e menaxhimit. Në lidhje me borxhin e DMSH-së, Xhaferoski tha se pjesa më e madhe është arritur nga mospagimi i shërbimeve për makineritë që është shfrytëzuar në fatkeqësitë elementare.
Ai informoi se me ardhjen e tij në krye të Drejtorisë në fjalë, i reaktivioi 64 ekipe për ndrërhyrje të shpejtë të cilat për momentin janë në trajnim, ndërsa më parë kanë ekzistuar, por vetëm në letër. Për ato, sqaroi drejtori, nuk është kryer përgatitje adekuate, dhe as nuk është implementuar dhe zbatuar procedura standade operative. /Telegrafi/