Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barišić, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi në takimin me ambasadoren kroate theksoi se do të përqëndrohet në kthimin e integritetit institucional të Kuvendit.
Njëherit ai paralajmëroi punë për shndërrimin e këtij institucioni në institucion më transparent në mënyrë që qytetarët të mund rregullisht të ndjekin seancat plenare dhe në mënyrë të vazhdueshme të kenë ide për punën e deputetëve që ato kanë zgjedhur, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit Xhaferi./Telegrafi/