Site icon Telegrafi

Xhaferi-Zhidan: Sllovenia është mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, i shoqëruar nga Frosina Tashevska-Remenski, Nada Cipusheva dhe Shpresa Hadri, sot ka filluar vizitën zyrtare në Slloveni, ku edhe ka realizuar takim me kryetarin e Kuvendit, Dejan Zhidan, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, Zhidan e përuroi kryetarin Xhaferi për ndryshimet e miratuara kushtetuese dhe ratifikimin e protokollit aderues për anëtarësim në NATO nga ana e Republikës së Greqisë, me ç’rast nënvizoi se Republika e Maqedonisë është shembull pozitiv se me vullnet politik edhe kontestet më të vështira, shumëvjeçare mund të zgjidhen në mënyrë të qetë me mirëkuptim të ndërsjellë.

Ai theksoi se Republika e Sllovenisë është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe BE dhe prandaj, për të paraqet kënaqësi të veçantë që ajo do të jetë vendi i dytë pas Republikës së Greqisë që do e ratifikojë Protokollin aderues për anëtarësim në NATO, dhe me këtë akt do e konfirmojë atë mbështetje.

Ndërsa kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për pritjen e ngrohtë në Republikën e Sllovenisë, vend me të cilin kultivojmë marrëdhënie miqësore bilaterale dhe ndajmë histori të përbashkët dhe sistem të njëjtë politik.

Në fund të takimit, morën fjalë edhe përfaqësuesit e Grupeve të Bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve dhe u pajtuan se diplomacia parlamentare, nëpërmjet bashkëpunimit në të gjitha nivelet është shumë e rëndësishme për rrumbullakimin sa më të shpejtë dhe më të suksesshëm të reformave të kërkuara për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO./Telegrafi/

Exit mobile version