Telegrafi

Xhaferi-Winton: Institucionet në vend të kthehen drejt parimeve të demokracisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Luiza Winton, koordinatore e përhershme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe përfaqësuese e Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Luiza Winton, së bashku me bashkëpunëtorët e saj tregoi mbështetjen e OKB, veçanërisht të UNDP-së të cilët do të jenë në disponim të qytetarëtve të Maqedonisë, Parlementit, Avokatit të Popullit dhe institucioneve tjera në vend.

Ndërsa, Xhaferi theksoi se është e nevojshme kthimi drejt parimeve demokratike i institucioneve dhe besimi në Kuvendin e Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Kuvendi do të ketë rolin e vetë në zbatimin e porosive të ekspertëve të Komisionit Evropian në sundimin e së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut./Telegrafi/