Telegrafi

Xhaferi: Vijon zgjedhja e qeverisë së re (Video)

Kryeparlamentari i sapozgjedhur i Maqedonisë, Talat Xhaferi, në konferencën e sotme ‘Qytetarët të përfshirë për Kuvend transparent dhe të përgjegjshëm’ në organizim të asociacionit ‘Most’, ka thënë se pas zgjedhjes së kryekuvendarit, vijon zgjedhja e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Pas zgjedhjes time për kryetar Kuvendi, vijon zgjedhja e Qeverisë së re e cila do të zbatojë programin për kthimin e punëve në udhë të mbarë’, tha ndër të tjera Xhaferi.

Talat Xhaferi, deputet i BDI-së, u zgjodh kryetar kuvendi me shumicë parlamentare më 27 prill nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=A3gpXMSLaoI