Telegrafi

Xhaferi: Veprat e Ali Ahmetit do të jenë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme

Mandatari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Talata Xhaferi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti e ka cilësuar si njeri veprat e të cilit do të jenë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë”, shkruan Xhaferi në prfolin e tij në Facebook.

Sot, shton Xhaferi, jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne./Telegrafi/