Telegrafi

Xhaferi uron Buzmin: Është mundësi e mirë që të krijohet atmosferë pozitive

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e festës krishtere Buzmi. Xhaferi thotë se kjo festë është mundësi e mirë që të ndjehen përqafimet e ngrohta dhe të krijohet atmosferë pozitive.

“Në këtë periudhë të vitit kur pas festave të Fund vitit kremtohet një nga festat qendrore të krishterimit, Krishtlindja, mundësohet që përsëri të gjithë qytetarët që e kremtojnë por edhe të gjithë që janë në afërsinë e tyre, bashkëqytetarët, fqinjët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, të ndjejnë magjinë që e krijon atmosfera festive. Kjo është edhe një mundësi të ndjehen përqafimet e ngrohta, të shihen buzëqeshje të gjera dhe të dëgjohen mendime të bukura dhe fisnike të respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit, ndjesisë dhe solidaritetit dhe a to janë të domosdoshme në këto kohëra të sfidës për njerëzimin dhe botën në përgjithësi”.

“Le t’ju udhëheqin mendime pozitive, le të jenë arsye për të bërë vepra të mira, bashkë, por edhe individualisht”, thekson Xhaferi në urim./Telegrafi/