Site icon Telegrafi

Xhaferi uron besimtarët ortodoksë për Krishtëlindjet

Kryetari i Kuvendit në Maqedoni ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtëlindjet duke ju uruar solidarizim dhe shëndet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gëzuar Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë!
Festat janë ditë të veçanta që kanë fuqinë e bashkimit, solidarizimit, ndarjes së përbashkët.
Le t’ju sjellin ditët festive shëndet, paqe, qetësi, mirëkuptim të ndërsjellë dhe mençuri” ka shkruar Xhaferi.

Përndryshe, 6 dhe 7 janari janë ditë feste në Maqedoni për nder të festave të besimtarëve ortodoks. /Telegrafi/

Exit mobile version