Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në një intervistë për TV21 foli për vaksinën anti-kovid.
Ai tha se nuk ka dyshime për besueshmërinë e vaksinës dhe beson në vendimet e OBSH-së.
Xhaferi tha se në qoftë se do të jetë nevoja do të vaksinohet.
“Nuk ka nevojë me bë fushatë negative për vaksinën”, deklaroi Xhaferi.
Ndryshe, vaksina anti-covid në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijë në muajt e parë të vitit 2021.
Ndërsa sot mediumet raportuan se edhe presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, sot e ka marrë dozën e parë të vaksinës./Telegrafi/